Skip to content

Qarkullonte me automjet me a*më, m*nicion dhe jelek ant*plumb, arr*stohet 38-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me automjet në Himarë, i armatosur me një pistoletë me fishek në fole dhe një granatë. “DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 granatë, municion luftarak, 4 jelekë antiplumb/multifunksionalë, 1 automjet dhe 2 celularë. Vihet në pranga 38-vjeçari i posedonte, shtetas me precedent penal për krime kundër personit.

Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria 2”.

READ MORE  Shqipëria e Re, ja si protestuesit kanë gjetur hapësirën ligjore që Rama dhe Berisha t’i thonë lamtumirë postit të Kryeministrit

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”, Himarë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe 1 granatë.

READ MORE  Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, kemi hyrë në epokën e monitorimit inteligjent

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë. 2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, njoftoi dje policia.

Published inNews