anë publikuar pamjet e aksidentit tragjik tek TEG, ku humbën jetën dy persona.
Në pamjet e publikuara vërehet momenti kur betonierja, për shkak se po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, devijon nga rruga dhe përplaset me “Audin”.
Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti i tonazhit të rëndë pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse dhe përfundon në nënkalim, ku përplasi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Ndërsa mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital.
Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
