Skip to content

Përplasja e frikshme e 2 makinave, dy të plagosur nisen drejt spitalit me urgjencë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

LEXO MË SHUMË!  Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e ëma e 24-vjeçares: Dhunohej nga bashkëshorti, kishte shenja në trup

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

LEXO MË SHUMË!  “Profecia” e frikshme e vitit 2021, një postim në Twitter parashikoi finalen e Botërorit 2026! A do të dalë edhe rezultati 3-2?
Published inNews