Skip to content

Dyshohej se u mbyt në det në Shëngjin, gruaja gjen burrin pas 3 orësh në …

Një ngjarje që shkaktoi alarm mes pushuesve dhe autoriteteve në bregdetin e Shëngjinit përfundoi fatmirësisht pa pasoja.

Disa media raportuan se një shqiptar i Kosovës u raportua i zhdukur në det, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur. Menjëherë pas njoftimit, u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat për rreth tre orë zhvilluan kërkime intensive në zonën detare me mjete lundruese.

Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.

READ MORE  Protestuesi nxjerr ‘bombat’ që hodhi policia ndaj tubuesve: Atë do ta bëjmë nuse dhe gjerdanin do t’ia varim ne.

Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, duke bërë që të krijohej alarmi dhe të niste operacioni i kërkimit.

Published inNews