Skip to content

Përfundon blloku i parë i takimeve me Edi Ramën, kush janë 3 ministrat e parë që kanë…

Sapo ka përfunduar blloku i parë i diskutimeve me Edi Ramën gjatë takimit ne vilen qeveritare ne Pogradec.

3 ministrat e parë që kanë folur janë: Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe ministri i Drejtësisë Toni Gogu.

Kryeministri Rama ka folur për “Besa” dhe ndërtimin e platformës Pasqyrë Albania. Më pas nis blloku i dytë i diskutimeve me Financën dhe Ekonominë ndërsa marrin pjesë drejtues të Korporates të Investimeve të Huaja, drejtues i AKSH dhe drejtoresha e Agjencise së Turizmit.

LEXO MË SHUMË!  Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit

Mësohet se diskutimi ka qenë i qetë ndërsa Rama ka kërkuar ministrave të raportojnë me objektivat e vendosura në Retreat e fundit të tyre dhe punën e bërë deri më tani ndërsa në fillim të Shtatorit pritet që të mblidhen Ansambleja Kombëtare e PS.

Në media po përflitet mundësia që kryeministri Edi Rama në fillim të shtatorit të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

LEXO MË SHUMË!  Kjo gjë që e mbani në makinë mund të shkaktojë dëmtime gjatë aksidenteve, gjoba arrin deri në ...
Published inNews