Pasi e dhunuan, adoleshentet e tërhoqën prej flokësh, e tmerrshëm çfarë e detyruan të bëjë

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, sa vjen dhe e thellon indinjatën e shkaktuar në opinion publik, pasi disa pamje që po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë momentin kur ajo detyrohet t’u kërkojë falje vajzave që e traumatizuan.

“Mario më fal, Klea më fal, Neta më fal” dëgjohet duke thënë adoleshentja e dhunuar, në një video të publikuar në rrjet, të cilën Newsbomb.al ka zgjedhur të mos e publikojë duke respektuar dinjitetin dhe anonimitetin e vajzës së prekur.

READ MORE  LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha merr vendimin drastik, ja çfarë do të ndodhë në Kuvend

Siç kemi raportuar dhe ditën e sotme, rasti i rëndë i ndodhur para afro një muaj në qytetin e Fierit ka ngjallur një zemërim në opinionin publik. Dy adoleshente, të cilat thuhet se ishin shoqe, kryen sulmin e rëndë ndaj 17-vjeçares duke i shkaktuar asaj trauma të mëdha, për të cilat sot e kësaj dite ajo po merr mjekim.

Momenti i rëndë u filmua nga një e tretë grupit të adoleshenteve, pamje të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar dhe një indinjatë në shumë persona, e në veçanti në familjen e vajzës së prekur.

READ MORE  Enea Mekolli në kokë, qafë, gjoks dhe ..., ja pse nuk arriti të hapte zjarr ndaj Braçellarit, arma iu gjet me ... (Detajet)

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë, pasi dhuna brutale ndaj 17-vjeçares dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie për të dashurin e njërës prej vajzave.

Edhe në pamjet e publikuara së fundmi, të cilat thuhet se janë nxjerrë nga i dashuri kësaj të fundit, përmendet emri i një djali, Mario.