Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend, një person gjendet i pajetë në banesën e tij

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm.

Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete.

LEXO MË SHUMË!  Babë e bijë humbin jetën pasi u përmbys traktori – tr*pat e tyre i gjeti nëna

Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.

Published inNews