Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend, ka të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë.

Viktima është Tonin Zojza, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhej në një zonë pyjore duke prerë dhe mbledhur dru në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

LEXO KËTË LAJM  Sherri me Arjan Konomin/ Rama nxjerr VIDEON e pazakontë: Shau si i përdalë Lindën, Zahon…

Dyshohet se gjatë punës një pemë e ka goditur 58-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme procedurale.

“Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

LEXO KËTË LAJM  Humb kontrollin e makinës në autostradën Laç-Mamurras, pë*plas disa automjete të parkuara dhe dëmton një pikë karburanti

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inNews