Skip to content

Nga dielli te rrebeshet/ Parashikimi i motit për sot, cilat zona rrezikohen nga shiu

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu.Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.

READ MORE  Dhuna ndaj adoleshentes në Fier/ “Hajde sqarohemi”, fqinja tregon si ndodhi sherri: E ndaluan në rrugë, vajza…

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Published inNews