Skip to content

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese / Njëra shtrohet në spital, tjetra në arrest shtëpie dhe për 19-vjeçaren …

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tri vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, një ngjarje që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale.

Gjykata vendosi “Arrest në burg” për 19-vjeçaren e përfshirë në ngjarje ndërsa një nga 15-vjeçaret u la në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, për të miurën tjetër gjykata urdhëroi shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik, pranë një Institucioni të Posaçëm për të Mitur në kryeqytet. Ajo rezulton e përfshirë jo vetëm në dhunën ndaj të miturës, por edhe në një episod të mëparshëm agresioni ndaj nënës së saj.

LEXO MË SHUMË!  DjaIin ia morën në vitin 1995/ Do tr*nditeni kur të shikoni si e gjeti pas 25 vitesh e do vini duart në kokë kur ta mësoni se kush ia kishte marrë.

Hetimet nisën pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku dokumentohej dhunimi i rëndë I të miturës nga bashkëmoshataret. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja vepër penale e tyre.

Nga të dhënat që Policia e Fierit ka, rezulton se vajzat kishin ndërtuar një skemë shantazhi ku fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin dhe u linin takim në një hotel. Më i fotografonin dhe i shantazhonin. Në këtë grankë përfundoi edhe një punonjës policie I cili u përjashtua nga forcat e rendit.

LEXO MË SHUMË!  I FUNDIT/ Tensionet në protestë, reagon me urgjencë Edi Rama

Vajzat do të dalin para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë në datën 12 korrik.

Published inNews