Skip to content

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër për herë të parë? (Foto)

Një postim i fundit i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka mjaftuar për të nxitur një valë komentesh në rrjetet sociale.

Çifti, i cili prej disa ditësh po shijon pushimet së bashku, publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqen të përqafuar, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi pozicioni i dorës së Mateos mbi barkun e Brikenës.

LEXO MË SHUMË!  SPAK ''trondit'' vendin, heton ish-drejtorin e Top channel për skemë pastrimi parash

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të aludojnë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me një shtatzëni.

LEXO MË SHUMË!  Ministri i njohur drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

As Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar ndaj komenteve që po qarkullojnë në rrjet, duke lënë vend për interpretime të ndryshme nga ndjekësit.

Published inNews