Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë (Lagjja 13).
Të njëjtat burime saktësojnë se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë).
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.
Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
