Skip to content

Kujdes udhëtarë! Pezullohet kalimi i automjeteve në doganën greke

Policia Kufitare e Sarandës ka njoftuar se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit do të zhvillojë grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të përfundojë në orën 09:00. Gjatë këtij intervali kohor, kalimi i automjeteve nëpër këtë pikë kufitare do të jetë i pezulluar.

Autoritetet sqarojnë se gjatë grevës do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve, ndërsa automjetet nuk do të mund të kalojnë në asnjërin drejtim.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kufizimet e përkohshme, me qëllim shmangien e vonesave dhe krijimit të radhëve në pikën kufitare.

Published inNews