Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në vend, “Audi” përplas për vdekje 12-vjeçarin!

Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë në rrugën që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.

I mituri po lëvizte me monopatinë kur një automjet tip “Audi” e përplasi.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Del përgjigja e analizave të ADN-s të trupit të gjetur

Pas aksidentit, 12-vjeçarin e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Plagët e marra rezultuan fatale dhe i mituri humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

LEXO MË SHUMË!  Ambasada e SHBA bën reagimin për të gjithë shqiptarët

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Audi”, ndërsa hetimet për rrethanat e përplasjes vijojnë.

Published inNews