Skip to content

“Jam me k*ncer, po pres vetëm të vdes”/ Cfarë po ndodh me demokraten që me lot në sy votoi Sali Berishën, historia që fshihet pas

Një e moshuar ka përcjellë një apel prekës gjatë pjesëmarrjes në votimet për kreun e Partisë Demokratike, teksa tregoi se po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Mes emocionesh, ajo deklaroi se vuan nga kanceri, ndërsa tha se megjithatë kishte zgjedhur të dilte për të votuar.

Në fund të mesazhit të saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të mos qëndrojnë indiferentë.“Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk ma hiqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes.
Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe në mushkëri, edhe në mëlçi. Amanet!

READ MORE  Tragjike! Tre djem të rinj mbyten në Det

O popull, o popull! Vini mend në kokë, o popull! Se Shqipëria po mbaron, po mbaron! Shikoni një nënë që qan! Shikoni një nënë që nuk kurohet dot! Shikoni një nënë që vjen me bastun edhe e bën këtë gjënë që s’e kam bërë asnjë çerek ore, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Vini dorën në zemër! Dilni, o dilni! Dilni, mos kini frikë!

READ MORE  Protestuesit marshojnë në Tiranë, shoferët e automjeteve solidarizohen me qytetarët, fikin makinat dhe duartrokasin

E vlerësoj, e vlerësoj, se po mos jetë Berisha, ky popull mbaron. Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ‘90-ës edhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë nëpër komisione kam qenë, po vetëm këtë radhë të fundit nuk isha, se isha në gjendje shumë të rëndë. Edhe kështu, o Zot!”, tha ajo.

Published inNews