Skip to content

I FUNDIT/ Arrestohen në flagrancë dy efektivë në Tiranë, ja për çfarë

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë:

D. B., 25 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë;

E. K., 23 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

READ MORE  Biznesmeni i njohur përfundon në Spak, çfarë ndodhi!?

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi nisi pas publikimit më 16 korrik 2026 të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale. Pamjet u analizuan dhe u verifikuan nga strukturat hetimore, duke çuar në arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale.

READ MORE  Zbardhen vendimet e Qeverisë! Shqipëria pakt me Poloninë për pensionet, Ibrahimaj: Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Published inNews