Skip to content

Aksident i frikshëm, makina shkatërrohet tërësisht pas daljes nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë! (Foto)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth orës 17.50 në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë, në territorin e Bashkisë së Elbasanit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit.

Për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.

READ MORE  Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ...

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht, duke pësuar shkatërrime të mëdha në pjesën ballore dhe anësore.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është Klement Balla, banues në fshatin Griqan. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

READ MORE  Tirana e pushtuar nga protestat, dalin pamjet e Ramës në Zvicër duke ngrënë e pirë (Video)

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, e favorizuar nga shpejtësia e lartë, ndërsa pritet që ekspertiza teknike dhe hetimet e policisë të përcaktojnë me saktësi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Published inNews