Skip to content

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku, baba i tre fëmijëve (EMRI/Foto)

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Përmetit, ku ushtaraku Laert Ramadani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ramadani, i lindur në Piskovë të Përmetit dhe për shumë vite pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, humbi betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

LEXO MË SHUMË!  Vajza me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë (Video)

Mësohet se ushtaraku ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Largimi i tij i parakohshëm nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Laert Ramadani ishte një ushtarak me një karrierë të pasur, gjatë së cilës mori pjesë edhe në disa misione jashtë vendit.

LEXO MË SHUMË!  Dridhen ministrat, Rama vjen me dy dokumente në mbledhjen urgjente të grupit

Published inNews