Skip to content

Aksident me vdekje në vend, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një person humbi jetën gjatë përdorimit të një mjeti bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Dod Samari, po lëvizte me mjetin bujqësor kur dyshohet se humbi kontrollin mbi të, duke mbetur i bllokuar poshtë tij.

LEXO MË SHUMË!  Miri i rikthehet aludimeve mes tij dhe Selinës, ja çfarë deklaroi ai

Si pasojë e plagëve të rënda të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Published inNews