Kanë dalë detaje të reja mbi plagosjen e 17-vjeçarit në det në Vlorë. Bëhet me dije se 17-vjeçari S.Ç ka rënë aksidentalisht nga mjeti i lundrimit në të cilin ndodhej, me drejtues E.I 32-vjeç.
17 vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.
I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.
Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
