Deputeti i PD, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit, pas një incidenti të ndodhur gjatë votimit të projektligjeve të rendit të ditës.
Bardhi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në sallë po zhvillohej procesi i votimit.
Ndërkohë, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe vijuan protestën duke goditur tavolinat me sende të forta oër shkak se mazhoranca refuzoi shtyrjen em 3 muaj të Komisionit për Reformën Territoriale.
