Skip to content

Greva e doganierëve grekë, periudha kur pika e Kakavijës do të jetë e pakalueshme

Udhëtarët dhe bizneset që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë në fillim e javës së ardhshme duhet të ndryshojnë planet e tyre. Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës do të jetë e bllokuar përkohësisht ditën e hënë, më 27 korrik 2026, për shkak të një greve të paralajmëruar nga punonjësit e doganave të palës greke.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dega Doganore e Kakavijës, ndërprerja e lëvizjes do të zgjasë për 4 orë, konkretisht nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (sipas orës lokale shqiptare).

LEXO MË SHUMË!  Ekzekutoi bashkëshorten se u bë xheloz, Shtjefën Zici nuk pendohet dhe bën deklaratën shokuese: S’bëra gjë, gruan time vrava

Detajet dhe masat për udhëtarët

Pezullimi i qarkullimit: Gjatë këtij intervali kohor, procesimi doganor dhe kalimi i mjeteve e këmbësorëve (si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit grek) do të jetë tërësisht i bllokuar.

Apeli i autoriteteve: Dogana Shqiptare u bën thirrje publike të gjithë qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë që të shmangin lëvizjet përmes kësaj pike kufitare gjatë orëve të paradites së të hënës, për të shmangur krijimin e radhëve dhe pritjet e gjjata në zonën neutrale.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike në fshatin shqiptar/ Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari

Qarkullimi normal i automjeteve dhe udhëtarëve pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të protestës, rreth orës 11:00.

Published inNews