Skip to content

E FUNDIT, sapo u raportua lëkundje toke në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Korçës dhe zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim te një pjesë e banorëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 ballë dhe epiqendra është lokalizuar në zonën e Gjonomaadhit, në veriperëndim të qytetit të Korçës. Fatmirësisht, intensiteti i lëkundjeve ka qenë i ulët dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë ndodhi!? Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar (Video)

Megjithatë, lëkundjet janë ndjerë nga banorët, të cilët kanë raportuar për një dridhje të shkurtër. Autoritetet nuk kanë njoftuar për situata problematike, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna për pasgoditje.

Shqipëria mbetet një vend me aktivitet sizmik, ndaj institucionet vijojnë të monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mundshëm.

LEXO MË SHUMË!  I FUNDIT/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë

Published inNews