Skip to content

E FUNDIT/ I bënë foto Ergys Agasit pas arrestimit, 2 efektivë të “Shqiponjave” u ndodh e papritura

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij.

Pezullimi ka ardhur pas nisjes së një hetimi administrativ për mënyrën se si pamjet e Agasit në ambientet e drejtorisë, dolën në publik.

LEXO MË SHUMË!  K*im në familje në Shkodër, 62-vjeçari e*zekuton gruan me a*më gj*hu në derën e shtëpisë, vihet në p*anga nga p*licia

Dy efektivët e pezulluar ushtronin detyrën në sektorin “Shqiponja” pranë Policisë së Tiranës.

Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.

Publikimi i këtyre pamjeve ngriti pikëpyetje mbi ruajtjen e dinjitetit të personit të ndaluar dhe mbi mënyrën se si Policia e Shtetit administron materialet gjatë dhe pas arrestimeve.

LEXO MË SHUMË!  LOT DHE TR AGJEDI / Dashnor Diko shpërthen në të qara, rrëfen tm errin familjare: "Motra më vd iq 21 vjeçe, sot kam mbetur vetëm"
Published inNews