Skip to content

Ngjarje tronditëse në vend/ Gjendet trupi i pajetë i një personi, policia nis …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman.

Policia është njoftuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO MË SHUMË!  "TURP I MADH!" / Shpërthen në mes të protestës aktori i njohur Mehdi Malkaj: Janë thjesht një grup hajdutësh, ja kë gozhdoi!
Published inNews