Skip to content

E-Albania merr vendimin drastik: Inteligjenca Artificiale zëvendëson punonjësit? 4 ndryshimet e frikshme!”

Inteligjenca Artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në administratën publike shqiptare. Në një video të publikuar nga e-Albania, Mattias Bilaj, specialist në Drejtorinë e Inteligjencës Artificiale në AKSHI, prezantoi katër sistemet që po ndihmojnë institucionet në përpunimin e të dhënave, analizën e legjislacionit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Një prej tyre është sistemi “Mbivendosja Ligjore”, i cili identifikon dispozitat që përsëriten, mbivendosen ose krijojnë paqartësi mes akteve ligjore, duke lehtësuar punën e ekspertëve dhe duke përmirësuar cilësinë e legjislacionit.Një tjetër modul i Inteligjencës Artificiale është integruar në Platformën e Integrimit dhe Anëtarësimit Europian. Sipas prezantimit, ai përshpejton përkthimin, analizën dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, ndërsa vendimmarrja përfundimtare mbetet gjithmonë në dorën e ekspertëve.Në administratën tatimore, sistemi eIAD analizon të dhënat dhe identifikon anomalitë apo rastet me risk, duke ndihmuar administratën të punojë në mënyrë më të saktë, objektive dhe efikase.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Sali Berisha tha se i është hequr''non grata'', reagon DASH

Bilaj përmendi edhe Diellën, asistenten virtuale të e-Albania, e cila orienton qytetarët, u përgjigjet pyetjeve dhe i ndihmon t’i qasen më lehtë shërbimeve dhe dokumentave publike.Sipas tij, objektivi i përbashkët i këtyre sistemeve është përdorimi i teknologjisë për ta bërë administratën më të shpejtë, më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarit.

LEXO MË SHUMË!  PLASI NË MIRDITË / E bënë shoshë me pl*mba brenda në makinë për hakmarrje! Ky është viktima, doli FOTO!

Platforma e-Albania u krijua dhe u lançua në vitin 2013 nga qeveria shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me synimin për të ofruar shërbime publike online dhe për të reduktuar burokracinë. Ndër vite ajo është zgjeruar me qindra shërbime digjitale, ndërsa së fundmi u prezantua edhe e-Albania 2.0.

Zhvillimi teknologjik mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe më herët se synohet zgjerimi i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në administratë, përfshirë edhe Prokurimet Publike, me qëllim uljen e ndërhyrjeve njerëzore në proceset administrative.

Published inNews