Skip to content

DJ Alok ‘elektrizon’ Vlorën, Rama publikon videon nga koncerti: Atmosferë magjike në bregdet

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga performanca e DJ ALOK mbrëmë në Vlorë, duke sjellë momente nga një prej netëve të muzikës elektronike që tërhoqi mijëra qytetarë dhe vizitorë në Lungomaren e qytetit.

Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar mbrëmjen si magjike, duke ndarë pamje nga atmosfera e krijuar gjatë performancës së artistit brazilian, një prej emrave të njohur të skenës elektronike ndërkombëtare.

LEXO MË SHUMË!  Ministri i Financave jep lajmin e shumëpritur për studentët

“Mijëra drita e njerëz që kërcyen me muzikën e DJ ALOK”, shkroi Rama, duke vënë në pah atmosferën festive të krijuar përgjatë Lungomares së Vlorës.Performanca e DJ ALOK u zhvillua në kuadër të aktiviteteve muzikore të sezonit veror, duke e kthyer Vlorën në një tjetër pikë të rëndësishme të eventeve të mëdha artistike dhe kulturore gjatë muajit gusht.

LEXO MË SHUMË!  E fundit! Aksident me motorr, humb jetën këngëtari i madh (Foto)

DJ ALOK, me famë botërore, performoi për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e edicionit të dytë të Dansemusik Festival.

Dansemusik Festival u rikthye këtë vit me edicionin e tij të dytë, duke e shndërruar Lungomaren e Vlorës në një skenë të madhe muzikore, si pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore të sezonit turistik veror.

Published inNews