Skip to content

Dyshohet se është gjetur një v arrezë masive shqiptarësh, policia arreston dy persona të cilët

Ku në fshatin Kalludër e Vogël, janë kryer gërmime për shkak të dyshimeve se aty janë mbetjet mortore të mbi 20 civilëve shqiptarë, të cilët ishin rrëmbyer në prill të vitit 1999 në Mitrovicën Veriore.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë për Euronews Albania zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje e rëndë, një i vdekur dhe një oficer policie i plagosur pas të shtënave me armë

Më 23 prill të vitit 1999, 23 shqiptarë u rrëmbyen nga forcat policore dhe ushtarake serbe më tej ata ishin nisur në drejtim të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, prej asaj dite fati i tyre nuk dihet.

Dy të arrestuarit e ditës së sotme, dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e rëndë të 27 viteve më parë. Dyshohet se pengjet fillimisht u plaçkitën duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas u ekzekutuan, ndërsa lokacioni në të cilin dyhsohet t’u jenë varrosur trupat mendohet të jetë pranë lumit në fjsatin Kallundër e Vogël, sipas mediave në Kosovë.

LEXO MË SHUMË!  Deputetja braktisi Ramën duke u larguar nga PS, protestuesit i bëjnë thirrjen e fortë nga sheshi
Published inNews