Skip to content

Çfarë do të ndodhë më 16 korrik? Zbardhet lëvizja e fundit ligjore e Belinda Ballukut për të rrëzuar …

Gjykata e Lartë ka caktuar zyrtarisht datën 16 korrik për të marrë në shqyrtim rekursin e depozituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Përmes kësaj lëvizjeje të fundit ligjore, ish-zyrtarja e lartë kërkon me ngulm shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” që rëndon ndaj saj.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, ndërsa relator i dosjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Kjo lëvizje e Ballukut vjen si një përpjekje e fundit për të rrëzuar masën shtrënguese, pasi kërkesat e saj të mëparshme për shuarjen e pezullimit u rrëzuan në mënyrë sistematike nga shkallët e para të drejtësisë së re.

READ MORE  Ky është shoferi që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-Foto)
Published inNews