Skip to content

Bllokohet autostrada Durrës – Tiranë/ Shoferë bëni kujdes! Më datën …

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit.

LEXO MË SHUMË!  Aksident i RËNDË! Makina përplas shqiptaren teksa po ecte në trotuar, dyshohet se...

Gjatë këtij orari do të bllokohen dy korsitë e aksit në drejtimin Durrës-Tiranë, ndërsa lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht.

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.

LEXO MË SHUMË!  Gjen çantën me ar, punonjësi i pastrimit HABIT me veprimin e tij/ Ia dorëzon …

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Published inNews