Skip to content

Belinda Balluku dhe Ergys Agasi njerëzit më të rrezikuar në Shqipëri, sekretet e tmerrshme që dinë për Ramën dhe…

Belinda Balluku dhe Ergys Agasi njerëzit më të rrezikuar në Shqipëri, sekretet e tmerrshme që dinë për Ramën dhe grupet kriminale kanë vënë në alarm strukturatPrapaskenat e rënda që po tronditin themelet e kupolës qeverisëse në Tiranë kanë sjellë në qendër të vëmendjes dy nga figurat më të fuqishme të dekadës së fundit, ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe Ergys Agasin, i konsideruar nga Arben Ahmetaj si pika lidhëze të Edi Ramës me botën e krimit. Të dy sot ndodhen në pikën e tyre më kritike, të rrethuar nga një unazë hetimesh ndërkombëtare dhe vendase që rrezikon të shembë gjithë piramidën e lidhjeve mes politikës dhe botës së krimit.

Në kulmin e kësaj lufte për mbijetesë, sekretet që këta individë zotërojnë rreth mekanizmave të pushtetit dhe bashkëpunimit me grupet kriminale kanë vënë në alarm të kuq strukturat më të larta. Paniku është shtuar në mënyrë drastike pas arrestimit të bujshëm të Ermal Beqirit në Francë – i cili u kap teksa fluturonte me avion privat. Arrestimi në Francë i Beqirit nuk ishte thjesht një kapje e zakonshme kufitare, pasi në pajisjet elektronike, mjetet gjurmuese AirTag dhe arkivat e sekuestruara nga autoritetet franceze ndodhen të gjitha komunikimet e muajve të arratisë, mesazhet e shkëmbyera me zyrtarët në Tiranë dhe detajet e një rrjeti që shtrihet thellë brenda zyrave më të larta të shtetit. Sipas mediave franceze, shpjegimet e çuditshme të Beqirit për fluturimet në lartësi të ulët nuk e shpëtuan atë nga sekuestrimi i të dhënave, ndërsa mundësia e zbardhjes ose e dorëzimit të këtyre provave te drejtësia pritet të krijojë një tërmet të vërtetë te njerëzit që e mbronin.

Për pasojë, Ergys Agasi, njeriu që për vite me radhë konsiderohej si garancia e heshtur e prapaskenave qeveritare dhe lidhjeve me grupet e forta të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, ka humbur përfundimisht çdo qetësi pas këtij arrestimi. Me dyshimet se është fshehur prej muajsh nëpër resorte luksoze periferike, pranë klaneve të njohura të bregdetit apo në bazat e forta të qendrave të vendit, ai është kthyer tashmë në një barrë të rëndë për vetë njerëzit që e mbronin. Strehuesit e tij i kanë lënë afate të qarta për të lëvizur dhe për të gjetur një bazë tjetër, pasi frika se mos rrezikohen prej dosjes së Beqirit është bërë më e madhe se çdo lloj miqësie e vjetër apo favori i dikurshëm. Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kontaktuar qoftë edhe për pak minuta me nivelet më të larta të qeverisë për të siguruar strehim po përplasen me murin e një paniku të përgjithshëm.

LEXO MË SHUMË!  E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Alarmi

Tashmë, në qarqet e errëta të kryeqytetit përflitet hapur se presioni i jashtëzakonshëm dhe braktisja nga aleatët e dikurshëm rrezikojnë ta çojnë Ergys Agasin drejt një fundi fatal, duke u frikësuar se fati i tij mund të përfundojë në mënyrë tragjike njëlloj si ai i Ervis Martinajt, i zhdukur pa lënë gjurmë në kulmin e përplasjeve të mëdha të grupeve kriminale dhe segmenteve shtetërore. Shqipëria ka pafund raste të tjera që personazhe që ishin kyç për të zbuluar afera të politikanëve të lidhur ngushtë me krimin janë zhdukur në mënyrë misterioze, njësoj si rasti i Eduart Belegut, ish-këshilltari i ministrit të Energjitikës, i cili rezulton i zhdukur prej 24 marsit të vitit 2010. Dy ditë para se të zhdukej, Belegu ishte paraqitur pranë Policisë Gjyqësore, ashtu siç kishte dhënë vendimin Gjykata e Lartë. Belegu ishte kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vitin 2005, ndërsa ishte një nga përfaqësuesit e strukturave të këtij subjekti politik që nga themelimi i saj e me edhe një nga kontribuuesit financiar në fushatat elektorale.

Kur ish-ministri Dritan Prifti, mori detyrën në shtator të vitit 2009, Belegun e përzgjodhi në stafin e tij, si një nga njohësit më të mirë në vend, të industrisë së kromit. Me të marre detyrën Belegu, ngriti një ekip kontrolli, për të hetuar dhe shqyrtuar të gjitha dosjet e koncesioneve dhe të licensimit të kompanive të kromit në zonën e Bulqizës. Ky hetim me sa duket nuk u prit mirë dhe vetëm pak javë më pas, më 16 nëntor 2009, Belegu u nxor jashtë loje me një urdhër arresti të Prokurorisë së Elbasanit. Eduart Belegu e cilësoi arrestimin si sulm politik ndaj tij për shkak të interesave qe kishte prekur në industrinë e kromit. Ndërkohë, Ilir Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, e cilësoi Belegun, si një personazh të korruptuar që duhej të mbante përgjegjësi ligjore për shkeljet që kishte bërë. Në këto kushte, ish-ministri Dritan Prifti, nuk pati mundësi ta mbronte dhe firmosi shkarkimin e tij. Vetëm 3 muaj më vonë, pasi zhurma ishte shuar, Gjykata e Lartë më 10 shkurt të vitit 2010, e liroi nga burgu Belegun duke zëvendësuar masën e sigurisë në detyrim paraqitje. Kjo dosje nuk u hetua kurrë dhe askush nuk u dënua për të, duke hedhur dyshime se ishte një histori me akuza të ngritura vetëm për të larguar nga funksionet shtetërore Eduart Belegun. Nga ana tjetër, në vetë dosjen ku po hetohet Agasi, bandat kanë rrëmbyer biznesmenë për t’i ushtruar presion si rasti i Gerond Meçes dhe zyrtarit të AKSHI-t Daniel Shima.

LEXO MË SHUMË!  Hëna e Re te Binjakët, parashikimi i fuqishem

Çështja Balluku

Po ashtu, rreth Belinda Ballukut është krijuar një atmosferë mbytëse thashethemesh, intrigash dhe skenarësh të errët që tejkalojnë çdo kufi të zakonshëm politik. Përveç akuzave që vazhdojnë të shtohen nga Prokuroria e Posaçme për tendera të manipuluar, korrupsion kolosal dhe shkelje që mund t’i kushtojnë deri në 35 vite burg, korridoret e pushtetit ziejnë nga aludime që shkojnë nga rreziku i eliminimit të saj, deri te lëvizje spekulative të Ballukut për t’i shpëtuar qelisë përmes shtatzënisë, ku gojët e liga në Tiranë flasin se babai i fëmijës pretendohet të jetë një ministër i kabinetit të Edi Ramës. Deri më tani Rama po e mbron me çdo kusht ish-zv/kryeministren, duke përdorur ndikimin e tij politik për të zvarritur me muaj të tërë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit në Këshillin e Mandateve. Arsyeja e kësaj mbrojtjeje të jashtëzakonshme e Ramës lidhet drejtpërdrejt me dosjet shpërthyese që Balluku zotëron.

Sipas denoncimeve dhe burimeve, Balluku e ka shantazhuar kryeministrin me një arkivë video-përgjimesh që dokumentojnë afera korruptive të niveleve më të larta, duke i dorëzuar një kopje dhe duke paralajmëruar publikisht se nëse i hiqet imuniteti, do të zgjedhë vetë portalin ku do t’i publikojë materialet shpërthyese. Kjo situatë e ka shndërruar Ramën në një peng të traumatizuar. Prapaskenat flasin për orgji dhe pazare të shfrenuara ekonomike me biznesmenë, koncesione stratosferike, tendera të paracaktuar, trafikantë që lëvizin lirshëm dhe grupe të forta me armë gjithmonë gati. Pyetjet që ngrihen në opinionin publik janë tronditëse: Çfarë sekretesh të errëta di Balluku për Ramën? Çfarë porosish të rënda ka kryer, çfarë klientësh ka favorizuar, çfarë biznesmenësh ka kolauduar në tenderët e shtetit, çfarë çanta apo zarfash me para ka transportuar dhe çfarë qejfesh ka organizuar nën ombrellën e pushtetit?

Tensioni bëhet edhe më i papërballueshëm kur shikon metodat që janë përdorur për të mbrojtur këtë piramidë krimi e korrupsioni. Dosjet e SPAK dëshmojnë se dëshmitarët e çështjeve janë përballur me telefonata kërcënuese nga qytete të ndryshme, tentativa korrupsioni me shifra të majme dhe urdhra të qartë për të ndryshuar avokatët, vetëm që e vërteta të mos dalë në dritë.

Published inNews