Skip to content

Arrestohet ish-futbollisti i njohur! Akuza të rënda për …

Ish-futbollisti kroat Dario Šimić është arrestuar nga autoritetet kroate në kuadër të një hetimi për korrupsion që lidhet me ndërtimin e një kampingu turistik në bregdetin e vendit.

Sipas mediave kroate, Šimić dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme lejet për ndërtimin e kampingut, përmes ryshfetit dhe shkeljeve të procedurave ligjore. Pamje të publikuara nga mediat vendase e tregojnë ish-mbrojtësin të shoqëruar nga policia pas arrestimit.

READ MORE  Gëzim i madh në Familjen Mbretërore shqiptare, Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali, ja emri veçantë i princit

Në të njëjtin operacion janë vënë në pranga edhe një ish-zyrtare rajonale e turizmit dhe një biznesmen lokal, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në realizimin e skemës.

Sipas hetimeve paraprake, çështja lidhet me një kamping të ndërtuar në Tisno, pranë Splitit, ku një pjesë e territorit nuk ishte e destinuar për zhvillime ndërtimore dhe nuk përmbushte kriteret e planifikimit urban.

Prokuroria kroate dyshon se gjatë viteve 2020–2021, ish-zyrtarja rajonale Neda Livljanić ka miratuar lejet e ndërtimit, pavarësisht parregullsive të konstatuara, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

READ MORE  Nuk e besoni ç'po u ndodh në burg dy rojeve private që tërhoqen zvarrë protestuesin

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po mbledhin prova për të sqaruar plotësisht rrethanat e çështjes. Deri tani nuk është dhënë asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e personave të arrestuar.

Published inNewsSport