Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

Të paktën gjashtë fëmijë janë plagosur pak minuta më parë në një aksident në Tiranë, raporton noa.al.

Policia e Shtetit konfirmon lajmin dhe njofton se rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

LEXO MË SHUMË!  Kush është Emiljan Suti, v*asësi i dyshuar i Ilir Gjonit/ Vëllai i të fortit të Laçit që i shpëtoi b*eshërisë së k*llashnikovit para Komisariatit

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç.

Vogëlushët po udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh..

Në këtë aksident është plagosur dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti, një grua shtatzënë.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht mendohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO MË SHUMË!  Pas 29 ditësh protestë, protestuesit hedhin hapin e bujshëm, del plani për qeveri teknike tranzitore

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNews