Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre.
Ministria e Shendetesise ben me dije se aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procesi i aplikimit do të kryhet përmes platformës e-Albania.
Sipas kritereve të përcaktuara, për të përfituar nga programi, aplikantët duhet:
》Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;
》Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit;
》Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet përmes kredisë së lehtësuar;
》Të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.
》Thirrja synon të ofrojë mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë, duke lehtësuar mundësinë e tyre për të siguruar një banesë.
