Skip to content

A i dha fund moderimit të Ferma VIP? Reagon njëherë e mirë Arbana Osmani

Mungesa e saj në “Post Ferma VIP”, si edhe në festën e organizuar pas finales së madhe, ka nxitur prej ditësh aludime se Arbana Osmani mund të ketë mbyllur përfundimisht kapitullin e saj me spektaklin.

Megjithatë, një veprim i moderatores në rrjetet sociale duket se ka hedhur poshtë këto pretendime.

Vetëm një ditë më parë, Arbana ka shpërndarë në InstaStory promovimin e “Post Ferma VIP”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit dhe moderatorin Florian Agalliu.

READ MORE  “Mateo dhe Brikena po shfrytëzojnë lidhjen e tyre? Miri për çiftet e BBV 5: Selin dhe Gimbo…

Në videon e publikuar shfaqen momentet finale të spektaklit, ndërsa Arbana i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë programit edhe pse nuk ishte e pranishme në ekran.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se raportet e saj me formatin mbeten të mira, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar së fundmi.

Published inShowbiz