Skip to content

Tjetër ngjarje tragjike në vend, gjendet i mbytur një person, detajet e fundit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Viroit. Viktima është identifikuar si Besnik Koka, ndërsa rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari është nxjerrë pa shenja jete nga uji, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

READ MORE  Saimir Visha në lot: Si e gjeta trupin e motrës , nënës së Elsa Lilës, iu luta Zotit, por e varrosa (video)

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për rrethana të tjera.

Kjo është viktima e tretë e raportuar gjatë ditës së sotme si pasojë e mbytjes në ujë.

Më herët, në Plazhin e Tales, u gjetën të pajeta dy vajza të mitura, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ngriti shqetësime për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

READ MORE  E frikshme/ Polici sulmohet me thikë në Tiranë, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit

Ngjarja e ndodhur në liqenin e Viroit i shtohet bilancit tragjik të kësaj dite, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rastin dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 62-vjeçarit.

Published inNews