Skip to content

Deputetja e Shkodrës doli e pavarur në Parlament, vjen reagimi i parë nga PS! Balla

Kreu i Grpit Parlamentar të Partisë Sicialiste, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me anëtarët e këtij grupi.

Gjatë mbledhjes, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër.

LEXO KËTË LAJM  “Tragjedi në Alpet e Shqipërisë! Misteri i frikshëm i 'Nuseve të Gurta' në Valbonë që tmerron këdo që i sheh!”

Koçeku fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.

LEXO KËTË LAJM  Vrau dy basketbollistët e “Skënderbeut” për një vajzë, i "forti" i bandës së “5 dyqaneve” Damiano Toshi drejt lirisë? Gjykata e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm
Published inNews