Skip to content

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë seriozitet jashtë shtëpisë.

Dyshja e njohur tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm, duke nisur bashkëjetesën.

Burime për “Prive” konfirmojnë se ata kanë filluar të ndajnë të njëjtën shtëpi në Tiranë.

LEXO KËTË LAJM  Çfarë ndodhi!! Ilir Shaqiri vendos të largohet nga Ferma VIP? (Video)

Edhe pse burime pranë Gimbos tregojnë se ai është vazhdimisht në lëvizje për shkak të angazhimeve të tij, kryeqyteti shqiptar po i kthehet dita-ditës në një shtëpi të dytë.

Çifti po gjen kohë për njëri-tjetrin, duke shijuar lidhjen e tyre mes pushimeve dhe koncerteve, pak para se të fillojë fluksi i vërtetë i sezonit veror.

LEXO KËTË LAJM  “I biri i një krimineli”/Përmbyset gjithçka: Kush e detyroi Parashqevinë të largohej nga Shqipëria

Një tregues i qartë se kjo romancë po funksionon mjaft mirë edhe në jetën reale, larg kamerave.

Published inShowbiz