Skip to content

E RËNDË! Katër burra rrahin 30-vjeçaren, viktima kërkoi ndihmë duke …

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në ishullin e Salaminës në Greqi, ku një 30-vjeçare greke është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga katër burra me origjinë turke.

Sipas raportimeve të mediave greke, autorët e dyshuar, të moshave 18, 20, 40 dhe 50 vjeç, e kanë goditur gruan për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Dëshmitarët thanë se britmat e saj për ndihmë u dëgjuan në të gjithë zonën e portit.

“Dëgjuam zhurma dhe dolëm menjëherë jashtë. Pamë një grua që vraponte duke bërtitur për ndihmë. Pak më vonë policia arriti dhe ndaloi katër burrat”, deklaroi një dëshmitar për mediat lokale.

Pasi arriti të largohej nga sulmuesit, 30-vjeçarja u strehua në një kafene aty pranë, ku mori ndihmën e parë. Në vendngjarje mbërritën forcat e Rojës Bregdetare, të cilat ndërhynë për ta shpëtuar dhe shoqëruan katër të dyshuarit.

E plagosura u transportua më pas në një spital në Athinë. Mjekët bënë të ditur se ajo ka pësuar lëndime të lehta fizike, por ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pas sulmit.

Katër të dyshuarit, të cilët janë banorë të përhershëm të Salaminës, u paraqitën pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut për të dhënë deklarimet e tyre. Më pas ata u lanë të lirë me detyrimin për t’u paraqitur sërish më 18 qershor, ndërsa ndaj tyre është ngritur padi për akuzën e lëndimit të rëndë trupor.

Published inNews