Skip to content

”Shkundet” Policia e Shtetit, jep dorëheqjen polici i njohur pas tensioneve në protestë: “Nuk e kapërdij dot këtë fushatë, policia që …”

Marius Dervishi, i njohur në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ditën e hënë do të dorëzojë zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, duke i dhënë fund karrierës së tij si efektiv policie.

Në story-n e tij në Instagram, Dervishi shprehet mjaft kritik ndaj klimës së krijuar në opinionin publik ndaj uniformave blu.

Ai denoncon atë që e quan një ‘fushatë’ të padrejtë ndaj policëve, duke theksuar se efektivët shpesh etiketohen kolektivisht si kriminalë apo dhunues, pavarësisht situatës reale në terren.

LEXO MË SHUMË!  E konfirmon/ Kush është ish-ministri socialist që SHPALL kandidaturën e pavarur për kryebashkiak

Ky vendim vjen vetëm një ditë pas protestave të zhvilluara pranë zonës së Parlamentit, ku u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Reagimi i plotë:

“Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur. Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë. Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

LEXO MË SHUMË!  Dolën për të luajtur futboll dhe nuk u kthyen më, binjakët 11-vjeçarë gjenden në ...

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë: ‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart’”, shkruan ai.

Published inNews