Skip to content

Pas festës për largimin e Sarës, Ermal Mamaqit i ndodh e papritura nga produksioni! (Video)

Një moment i pazakontë gjatë Prime-t të Ferma VIP ka vendosur në qendër të vëmendjes opinionistin Ermal Mamaqi.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Arbana Osmani shpalli Ilir Shaqirin si finalistin e fundit të këtij edicioni. Menjëherë pas leximit të rezultatit, Ermali u ngrit nga karrigia dhe festoi me shumë entuziazëm kualifikimin e mikut të tij në finale.

Pamjet e reagimit të tij u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentuan gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishte një detaj që u vu re pak minuta më vonë.

Pas rikthimit të transmetimit, Ermal Mamaqi nuk u pa më në karrigen e opinionistit. Mungesa e tij në pjesën e mbetur të Prime-t ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjet.

Shumë ndjekës kanë nisur të spekulojnë mbi arsyet e largimit të tij nga studio, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të ketë qenë thjesht një rastësi apo një angazhim i momentit.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Ferma VIP apo nga vetë Ermal Mamaqi për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht.

Për këtë arsye, çdo pretendim që po qarkullon në rrjet mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa fansat presin të mësojnë nëse opinionisti do të jetë pjesë e finales së madhe.

Published inShowbiz