Skip to content

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në rajon

Një anije cisternë me pronësi kineze është sulmuar pranë Ngushticës së Hormuzit më 4 maj, duke shtuar shqetësimet për sigurinë detare në rajon.

Sipas mediave kineze, incidenti ndodhi në Gjirin Persik, pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku në kuvertën e anijes shpërtheu zjarr.

Deri tani nuk ka konfirmim për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kineze nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi ngjarjen.

READ MORE  Një tjetër incident i rëndë është raportuar

Raportimet tregojnë se në anije ishte shkruar “CHINA OWNER & CREW”, çka sugjeron se ajo kishte pronësi dhe ekuipazh kinez.

Burime të sigurisë detare dyshojnë se bëhet fjalë për tanker-in JV Innovation, me flamur të Marshall Islands, i cili raportoi zjarr gjatë lundrimit.

Ngjarja ndodhi në një moment tensionesh të larta në Ngushticën e Hormuzit, ku qindra anije dhe mijëra marinarë raportohet se janë bllokuar për shkak të situatës së sigurisë.

READ MORE  LAJM I FUNDIT/ Tjetër aksident tragjik, humb jetën një 34-vjeçar

Kina mbetet një nga blerësit kryesorë të naftës iraniane, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të mbeten të larta.

Published inNews