Skip to content

Protestat në Tiranë kanë pushtuar botën, Bashkimi Evropian bën deklaratën e FORTË

Ndërsa Shqipëria po përjeton një valë protestash dhe debatesh të forta publike pas skandalit të Zvërnecit, një postim i fundit i zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Mes tensioneve të krijuara për çështjet që lidhen me mbrojtjen e territorit dhe mjedisit, mesazhi i BE-së është interpretuar nga shumë qytetarë si një reagim i tërthortë ndaj situatës së krijuar.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Bashkimi Europian thekson rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe të ekosistemeve natyrore. Sipas mesazhit, toka nuk është thjesht një sipërfaqe fizike apo një hapësirë mbi të cilën ndërtohet dhe jetohet, por një sistem i gjallë dhe kompleks që përmban procese biologjike, organizma dhe ekuilibra të domosdoshëm për jetën.

Ky sistem, edhe pse shpesh i padukshëm për syrin e njeriut, ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës sonë, në prodhimin e ushqimit, në ruajtjen e biodiversitetit dhe në mbrojtjen e mjedisit.

“Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në mesazhin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Edhe pse postimi nuk përmend drejtpërdrejt rastin e Zvërnecit apo protestat që po zhvillohen, koha e publikimit dhe përmbajtja e tij kanë nxitur interpretime të shumta. Për shumë qytetarë dhe aktivistë të mjedisit, ky mesazh shihet si një mbështetje morale për kërkesat e protestuesve, të cilët po kërkojnë mbrojtjen e zonave natyrore dhe ndalimin e projekteve që, sipas tyre, mund të dëmtojnë ekosistemet e vendit.

Published inNews