Skip to content

U vra për një femër? E vërteta e fundit të 34-vjeçarit, shoku ia tërhoqi trupin zvarrë … (Video)

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Zyferin, i arrestuar në kuadër të hetimeve për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej 5 qershorit.

Zyferi, i cili punonte si kamarier në një lokal në pronësi të Armand Shakajt, person i shpallur në kërkim në lidhje me këtë çështje, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ai ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin që po hetohet.

Në sallën e gjykimit Zyferi është shprehur: Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamerier, ditën që thotë prokuroria e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer, unë i kam fikur dritat.

Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe me ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë pasi janë frikur dritat shikohet Armand Shakaj duke tërhequr diçka në dukje qesë e zezë të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar. I ndjekur nga qelizat telefonike rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit, në drejtim të zonës së Xibrit ku dyshohet se mund të ketë fshehur edhe trupin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar me qen të gjithë pjesën e malit me qëllim gjetjen e trupit, por deri më tani pa rezultat.

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj.

Published inNews