Skip to content

Në kulmin e protestave, BE del me mesazhin e fortë për protestuesit

Ndërsa Shqipëria është në kulmin e protestave, pas skandalit të Zvërnecit, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, ka bërë një tjetër postim, që duket se ngacmon plagën.

Në postim, BE bën thirrje për të mbrojtur tokën.

“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedi/ 3 adoleshentë humbin jetën, pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit

Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Tiranë, që duke si një mbështetje e hapur për protestuesit.

LEXO MË SHUMË!  Paralajmërim! Nëse e keni gjetur këtë insekt në shtëpinë tuaj, është shenjë se …
Published inNews