Skip to content

Shokun e vrau në një zyrë, si e fshehu trupin në …/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit (Video)

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj.

Brenda zyrës Eglanti hyri, por nuk doli më. Në brendësi të të cilës policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit.

Kati i dytë i këtij pallati ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë me kamera të cilat kanë kapur 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Armand Shakaj duket se ishte gjakftohtë në krim, pasi është kujdesur të fshehë gjurmët duke shkëputur kamerat në korridore.

LEXO MË SHUMË!  Detajet e reja nga plagosja e 42-vjeçarit gjatë operacionit policor në Greqi, “Titi” shoqërohej nga një këngëtar i njohur shqiptar!

Pas shkëputjes së kamerave të brendshme Shakaj urdhëroi kamerierin e lokalit të tij Enea Zyferin të shkëpuste energjinë elektrike, që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së tij “Porsh” që qëndronte e parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor dhe këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës ai ka thënë se nuk ka dijeni për fatin e 34-vjeçarit pasi zbatoi vetëm urdhrat e pronarit. Ai i tha se do të transportonte një frigorifer.

LEXO MË SHUMË!  Breshëri kallashi mes fëmijëve në Mamurras, VIDEO e frikshme që tregon momentet e tmerrit

Pas disa ditësh hetimesh intensive Policia e Tiranës arriti të gjente mjetin e autorit të dyshuar ku në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike që janë çuar për inspektim.

Me vlerë për hetimin është dhe motori i viktimës që sipas hetimeve autori i dyshuar pas krimit e ka çuar fillimisht tek tregu elektrik më pas në zonën e 5 majit ku dhe e sekuestroi policia.

Provat në zyrë, makinë motor janë çuar në laboratorin shkencor, i cili pritet të nxjerrë një përgjigje zyrtare./Top Channel

Published inNews