Mbrëmja e sotme në Ferma VIP solli një nga momentet më të komentuara të spektaklit, teksa në qendër të vëmendjes ishte Soni Malaj dhe surpriza e veçantë me dronë që ajo mori pak ditë më parë.
Këngëtarja u shfaq mjaft e emocionuar dhe e lumturuar nga surpriza, për të cilën shumë banorë kanë aluduar se mund të jetë organizuar nga Flori Mumajesi. Edhe pse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar, tema u rikthye sërish gjatë Prime-t.
Gjatë diskutimit, Arbana Osmani i drejtoi Sonit një pyetje që habiti jo vetëm banorët, por edhe publikun:
“A je gati t’i japësh një shans tjetër Flori Mumajesit?”
Përgjigjja e Soni Malajt ishte e kujdesshme, por njëkohësisht la vend për interpretim.
“Lëre të marrë kohën e vet,” u shpreh ajo, duke mos mbyllur plotësisht derën për një mundësi në të ardhmen.
Biseda mori një kthesë edhe më interesante kur Moza ndërhyri me humor, duke i thënë:
“Po ju kaloi rinia…”
Por përgjigjja e Sonit shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në studio:
“Moza, ndoshta pleqëria është pak më e ëmbël për t’u kaluar.”
Ky moment u komentua menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e cilësuan si një nga deklaratat më të bukura dhe më të sinqerta të mbrëmjes.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse pas kësaj bisede do të ketë zhvillime të tjera mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit, emra që prej vitesh vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut shqiptar.

Comments are closed.