Skip to content

Tronditëse/ I moshuari vret gruan dhe vajzën, më pas vetëvritet!

Një ngjarje tragjike dhe tronditëse ndodhi të enjten në qytetin Linz të Austrisë, ku tre persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë një restoranti.

Sipas raportimeve të mediave lokale austriake, autori i dyshuar i krimit ishte një burrë i moshuar, i cili fillimisht qëlloi me armë një grua të moshuar dhe më pas një grua më të re.

Dyshohet se viktimat ishin bashkëshortja dhe vajza e tij, çka e bën ngjarjen edhe më të rëndë dhe tronditëse për opinionin publik.

READ MORE  Në gjendje të rënduar psikologjike, nuk duroi më u largua nga Ferma VIP. Dalin detajet që askush nuk i dinte

Pas kryerjes së krimit, autori dyshohet se i dha fund jetës së tij. Policia austriake ka konfirmuar se situata është tashmë nën kontroll dhe se nuk ekziston më asnjë rrezik për qytetarët e zonës.

Gjithashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se arma e përdorur në këtë ngjarje është gjetur dhe sekuestruar nga forcat e rendit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence, të cilat vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare që ka tronditur qytetin e Linzit dhe mbarë Austrinë.

READ MORE  Zbardhen shifrat e frikshme të krimeve se*uale për vitin 2026. Alarmi i psikologëve: Ja çfarë po fshihet.
Published inNews