Skip to content

Polici SHPËRTHEN në lot pas fatit tragjik të kolegëve të tij, një u vra tjetri u plagos (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku një efektiv policie humbi jetën gjatë detyrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni në zonën e Lozhanit, në Maliq. Pas ngjarjes tragjike, një efektiv policie është parë i përlotur dhe i tronditur thellë nga humbja e kolegut dhe plagosja e tjetrit.

Është momenti kur i plagosuri po nisej me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, teksa jo vetëm të afër por edhe kolegë janë parë të tronditur thell nga ngjarja.

READ MORE  Rradhë kilometrike! Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Nuk ndalemi (VIDEO)

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kishin rrethuar një person në kërkim, i cili dyshohet se hapi zjarr në drejtim të policisë, duke lënë të vrarë një 34-vjeçar dhe duke plagosur kolegun e tij 36-vjeçar. I dyshuari u plagos më pas dhe u arrestua.

Pamjet nga vendngjarja kanë treguar momente prekëse mes uniformave blu, ku dhimbja dhe tronditja për humbjen e kolegut kanë qenë të dukshme.

READ MORE  I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, ka të vdekur

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews