Një aksident rrugor është shënuar disa minuta më parë te Lugina e Patokut. Sipas burimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një motori dhe një automjeti tip Benz.
Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
